Bajrami i përgjigjet Muratit: Shko në shtëpi se kjo punë s’është për ty

by informim

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e ka cilësuar të dështuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, pasi ai e akuzoi LDK-në si fajtore që disa produkte në vend po mbajnë çmime të larta.

Murati e ka akuzuar LDK-në që pasi e ka çuar në Kushtetuese Ligjin për çmimet tavan ka pamundësuar zbritjen e çmimeve të të gjitha produktet.

Ndërkaq në kundërpërgjigje, Bajrami e ka quajtur të dështuar dhe i ka thënë Muratit “të shkojë në shtëpi”.

“Ju shkoj mandati me vaj në buzë. Duhesh me qenë tepër i dështuar, kur je në pozitën e ministrit të financave, në vitin e tretë të mandatit dhe i takon një qeverie që i ka të gjitha nivelet e pushtetit e krejt çka ke me thënë është se ‘LDK-ja s’po me len me punu’. Le ministër, shko në shpi se kjo nuk është punë për ty – populli thotë nuk shkon me zor”, ka shkruar Bajrami në Facebook si kundërpërgjigje ndaj Muratit.

Duke e quajtur patetik Muratin, Bajrami ka thënë se “LDK-ja ka me qenë në mbrojtje të Kushtetutës gjithmonë”.

“Viti i tretë i mandatit: ❌asnjë politikë fiskale, ❌asnjë reformë strukturore, ❌asnjë arritje, ❌asnjë listë e publikuar e përfituesëve, ❌investimet kapitale me të ultat në dekadën e fundit, ❌skandale, korrupcion e nepotizëm gjithandej dhe ‘fajet LDK-ja’. Pse je kaq patetik ministër?” ka shkruar ajo

“Rënia e çmimit të derivateve dhe vajit ushqimor nuk është bërë me ligj, pikërisht tregu i lirë/konkurrenca e ka bërë këtë. Ju s’keni qenë në gjendje të ndërmerrni asgjë, andaj edhe në atë që ke thënë brenda disa rreshtave je kundërthënës edhe veten”, ka vazhduar Bajrami që ka paralajmëruar Muratin se LDK-ja do ta dërgojë në Kushtetuese edhe Ligjin për Fondin Sovran.

“Dhe një këshillë të sinqertë: mos hartoni/votoni ligje antikushtetuese sepse prapë do të përfundojnë në Gjykatë Kushtetuese, prej tani po të tregoj që Ligji për Fondin Sovran është i tillë për shkak të nenit 65 të tij, andaj mos thuaj nesër ‘LDK-ja i ka fajet’, sepse ne nuk ndjehemi në faj kur jemi në mbrojtje të Kushtetutës”, ka shtuar ajo.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy