Boris Johnson në pritje të fëmijës së tetë

by informim

Carrie Johnson, gruaja e ish-kryeministrit britanik Boris Johnson, ka zbuluar në profilin e saj në Instagram se çifti janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë.

Çifti e fshehu lajmin nga publiku deri më tani, dhe Carrie zbuloi në një postim se fëmija i tretë pritet muajin e ardhshëm.

banner

Në foton e parë, Carrie ka pozuar me djalin e saj Wilf (3 vjeç) dhe vajzën Romy (1 vjeç), ndërsa në foton e dytë tregon barkun e saj shtatzënë të prekur nga dora e një fëmije.

Ndërsa ky është fëmija i tretë i Carrie, është i teti për ish-kryeministrin britanik. Ai u martua për herë të parë në vitin 1987, në moshën 23-vjeçare, me Allegra Mostyn-Owen, të cilën e takoi kur ishte student në Oksford. Martesa e tyre përfundoi në vitin 1993 pasi u zbulua se Johnson kishte lidhje me shoqen e fëmijërisë, Marina Wheeler.

Ai u martua me Marinën në vitin 1993 dhe u divorcua në vitin 2018. Ata kanë dy vajza dhe dhe dy djem .Kryeministri ka edhe një fëmijë me këshilltaren e artit Helen Macintyre.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy