Sot janë bërë 7 vjet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, ku Gjykata Kushtetuese e Kosovës konfirmoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë.
Kryetar i LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, Shkodran Imeraj, përmes një deklarate publike ka thënë se që 7 vjet e kundërshtojnë vendimin, si dhe bëjnë thirrje për moszbatimin e tij, .
Në reagimin e bërë, historianët thonë se zgjidhja me e mirë e kësaj çështje të hapur mes Manastirit të Deçanit dhe institucioneve të Kosovës është që Qeveria e Kosovës me një vendim të veçantë cilin duhet marr më pas edhe në Kuvendin e Kosovës t’i shpall dy ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” dhe pronat e tyre si asete shtetërore dhe të futen në kuadër të Fondit Sovran, të cilin e ka themeluar kohë me parë Qeveria.
Gjeni të plotë reagimin:
“Sot më 20 maj 2023, u bënë 7 vite kur Kolegji i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të drejtuar nga gjyqtaria dhe kryetarja Arta Rama-Hajrizi, nxori akt gjykimin e saj, duke i dhënë të drejtën në pronësi të 24 hektarë toke të dy Ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” Manastirit të Deçanit.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës, 7 vite me parë i legalizoj si të gjykuara 2 akt gjykimet e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, të cilat duke u mbështetur në vendimet dhe ligjet e kohës së masave të dhunshme të kohës së Millosheviqit, 24 hektarë tokë të dy ndërmarrjeve ju kishin falur Manastirit nga ana e regjimit të Millosheviqit.
Këtu 7 vite më parë, e kemi kundërshtuar me mjete demokratike këtë akt gjykimit të Kushtetueses me të cilin, mendojmë se është shkelur Neni 113, paragrafi shtat i Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili thotë: “Individët janë të autorizuar të ngrenë shkeljet nga autoritetet publike të të drejtave dhe lirive të tyre individuale, të garantuara me Kushtetutë, mirëpo vetëm pasi të kenë shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj”.
Andaj, Shkalla e dytë e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës 12 qershor 2015, kishte nxjerr dy akt gjykime, AC-I-13-0008 dhe nr. AC-1-13-0009 në lidhje me dy Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”, duke i kthyer në ri-gjykim.
Kështu, pas këtyre dy akt gjykimeve të Dhomës së Posaçme, Manastiri i Deçanit i drejtuar nga kreu i tij, Sava Janiqi, kishte apeluar lëndën në Gjykatën Kushtetuese. Dhe si rrjedhojë e kësaj ankese, Gjykata Kushtetuese e Kosovës me vendim nr.943/16 të datës 20 maj 2016, kishte shfuqizuar dy vendimet e Shkallës së dytë dhe i kishte lënë në fuqi dy vendimet e Shkallës së parë, vendime të cilat bazën e kanë në ligjet e kohës së Millosheviqit.
Edhe 7 vite pas këtij vendimi skandaloz, anti kushtetuese dhe anti ligjor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, bëjmë thirrje për mos zbatimin e tij, ngase zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronat të Deçan, automatikisht shndërrohet në normë juridike dhe me pas Kosova rrezikohet që të zbatoj edhe vendimet eventuale të gjykatave tonë në lidhje me pronat e tjera të kishave politike që ka ndërtuar regjimi i Millosheviqit në Kosovë gjatë viteve ’90, kisha të cilave ju kishte falur prona sikurse Manastirit të Deçanit, duke nisur që nga Kisha në pronën e Universitetit të Prishtinës, me pas ajo në Poterq të Klinës, Banjë të Pejë, Kllokot, Gurakoc të Istogu, Vitomericë të Pejës, Bernjakë të Rahovecit dhe shumë vende të tjera gjithandej Kosovës.
Ne, përshëndesim qëndrimin e qeverisë lokale në Deçan dhe asaj qendrore që të moszbatohet ky vendim. Dhe nga këtu e ri-përsërisim qëndrimin tonë së ky vendim nuk duhet të zbatohet, për çka i bëjmë thirrje qeverisë komunale të Deçanit dhe asaj qendrore në Prishtinë që të mos e bëjnë zbatimin e tij, ngase do të jetë precedent i rrezikshëm për Kosovën.
Ne, mendojmë së zgjidhja me e mirë e kësaj çështje të hapur mes Manastirit të Deçanit dhe institucioneve të Kosovës, është që Qeveria e Kosovës me një vendime të veçante cilin duhet marr me pas edhe në Kuvendin e Kosovës të i shpall dy ndërmarrjet “Apiko: dhe “Iliria” dhe pronat e tyre si asete shtetërore dhe të futen në kuadër të Fondit Sovran, të cilin e ka themeluar kohë me parë Qeveria
Po ashtu, në Fondin Sovran duhet të jete patjetër edhe ndërmarrja Pushimorja e Fëmijëve “Pishat e Deçanit” dhe e gjithë prona e saj. Ngase, kjo si Ndërmarrje në vazhdimësi është rrezikuar nga Manastiri i Deçanit.
Është me interes që të e potencoj edhe qëndrimin tonë sa i takon Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të saj të Ohrit në lidhje me statusin e Kishës Ortodokse në Kosovës.
Qëndrimi ynë është së statusi i Kishës Ortodokse në Kosovë, nuk duhet të dal jashtë kornizave ligjore të Ligjit për Liritë Fetare. Çdo dalje nga ky ligj që duhet të draftohet dhe korniza që e siguron Kushtetuta e Kosovës për këtë çështje është gabim”.