RB Leipzig fitoi si musafirë ndaj Bayern Munich në Allianz Arena dhe ia rrëmben tre pikë shumë të rëndësishme të cilat mund t’i kushtojnë të gjithë kampionatin.
Ndeshja përfundoi me rezultat 1:3 për RB Leipzig me golat e shënuar në pjesën e dytë nga Konrad Laimer në minutën 65′, Christofer Nkunku me Dominik Szoboszlai nga pika e bardhë në minutat 76′, 86′. Në pjesën e parë Serge Gnabry shënoi në minutën 25′ që doli të jetë i pamjaftueshëm.
Bavarezët hyn në ndeshje bindës për fitore duke shënuar të parët për të siguruar tre pikë të vlefshme drejt garës për titullin kampion. Por demat e kuqë ia bën me dije skuadres së Thomas Tuchel se edhe gara e tyre për të marrë pjesë në Champions League ka rëndësi të madhe për ta.
Skuadra e Marco Rose e rikthyen rezultatin në pjesën e dytë, ata e goditen porten e Yann Sommer 7 herë, 3 herë arritën ta kalojnë portierin dhe prekin rrjetën. Dy nga ato goditjet ishin nga pika e bardhë ku Nkuku dhe Szoboszlai i shfrytëzuan mundësitë që iu dhanë më së miri për të marrë epërsinë në ndeshje. Me kwtw rezultat rrezikohen seriozisht titulli kampion në Bundesliga për Bayern Munich.
Bayern Munich ndodhet në poziten e parë me 68 pikë, një pikë larg vendit të dytë dhe një ndeshje më shumë, ndërsa RB Leipzig në poziten e tretë me 63 pikë.