Osmani e Vuçiq në të njëjtin rresht te inaugurimi i Milatoviqit, Vela zbulon një citat ironik të një diplomati europian

by informim

Presidentja Vjosa Osmani sot ka qëndruar në Mal të Zi ku po merr pjesë në ceremoninë inauguruese të presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviq. Kjo ceremoni mblodhi bashkë udhëheqësit e rajonit, përfshirë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Mysafirët zunë vendin në rreshtin e parë gjatë inaugurimit të Milatoviqit dhe kjo pamja ku janë edhe Osmani edhe Vuçiqi nuk mbeti pa u komentuar.

banner

Të paktën, kështu po thotë shefi i Presidencës, Blerim Vela, i cili citoi një diplomat europian, pa ia zbuluar emrin, se ka thënë që kjo përbën hapin e parë për Serbinë në respektimin e artikullit 4 të marrëveshjes së fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Një diplomat i BE-së vuri në dukje me cinizëm se pjesëmarrja e Vuçiqit së bashku me Presidenten Osmani në inaugurimin e Presidentit të ri të Malit të Zi përfaqëson hapin e parë të Serbisë në zbatimin e artikullit 4 të marrëveshjes me Kosovën për përfaqësim të veçantë në arenën ndërkombëtare. Mbase ai ka të drejtë”, ka shkruar Vela në Twitter.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy