Perëndimi mbështet Ukrainën edhe me avionë luftarakë

by informim

SHBA ngrisin në tjetër nivel mbështetjen ushtarake për Kievin. Presidenti Amerikan Joe Biden në samitin e G7-ës informoi aleatët se do lejojë vendet perëndimore të furnizojnë Ukrainën me avionë luftarakë të avancuar F-16 të prodhimit amerikan.

Këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan njoftoi gjithashtu se trupat amerikane do të trajnojnë gjithashtu pilotët e Kievit për përdorimin e avionëve, ndonëse bëri të ditur se një trajnim i tillë mundë të zgjasë deri në katër muaj.

Nga Moska zyrtare ky vendim ngjalli reagime të ashpra. Zëvendësministri i Jashtëm Alexander Grushko për agjensin shtetërore të lajmeve Tass deklaroi se ky skenar i vendeve perëndimore do të qojë drejt përshkallëzimit të skajshëm, në rast se do të furnizonin Ukrainën me avion F-16. Grushko nuk la pa e përmendur se kundërpërgjigjia e një plani të tillë do ta detyrojë Kremlinin të marrë parasysh të gjitha mjetet e nevojshme për të arritur qëllimet Ruse. 

Vlenë të theksohet se për një mbështetje të tillë luftarake, Ukraina ka lobuar në mënyrë të përsëritur tek vendet perëndimore, kësisoj për të përmirësuar sulmet nga ajri në luftën e saj ekzistenciale kundër Rusisë.

Ndërsa, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përshëndeti këtë veprim si një “vendim historik” dhe se të njejtin e ka kërkuar prej kohësh. Megjithatë, deri në konfirmimin e vendimit, ende asnjë qeveri perendimore nuk ka konfirmuar se do t’i dërgojnë rezervat e tyre ekzistuese të F-16 në Ukrainë. 

Ndonëse, disa vende anëtare të NATO-s mbetën skeptike dhe kanë shprehur shqetësimin se dorëzimi i avionëve në Ukrainë do të mund të shihej si përshkallëzim i luftës, duke rrezikuar një konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë.

F-16 përdoret gjerësisht nga një numër vendesh evropiane dhe të Lindjes së Mesme, si dhe nga SHBA, të cilat ende e prodhojnë avionin. Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Belgjika dhe Danimarka gjithashtu e mirëpritën masën e SHBA-ës. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak shkroi në Twitter: “Mbretëria e Bashkuar do të punojë së bashku me SHBA-në dhe Holandën, Belgjikën dhe Danimarkën për t’i siguruar Ukrainës aftësinë ajrore luftarake që i nevojitet”. Sunak shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të krijojë një shkollë fluturimi për të trajnuar pilotët ukrainas. Këtij projekti iu bashkua edhe udhëheqësi francez Emmanuel Macron i cili nenvizoi se vendi i tij është i gatshëm të bënte të njëjtën gjë, por se nuk do të siguronte avionë

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy