Përmbledhje e javës 35-të Superliga e Kosovës, Ballkani kampion 2022/23

by informim

KF Ballkani e mposhti KF Ferizaj në Suharekë për t’u shapllur kampion i sezonit 2022/23.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2-0 për vendasit me golat e shënuar nga Edvin Kuç në minutën 67′ dhe Meriton Korecina në minutën 76 për të vulosur ndeshjen. KF Ferizaj mbetet akoma në zonen e rrezikshme me 38 pikë në poziten e 8-të.

banner

KF Trepça poashtu e cila po lufton për mbijetesë nuk arriti të rrëmbejë pikë në “18 Qershori” kundër KF Dukagjini. Ndeshja përfundoi me rezultat 3:1 për skuadren nga Klina me golat e shënuar nga Marclei Santos në minutën 6′, Oto John në minutën 14′ dhe Altin Merlaku në minutën 49′. Erdin Dushi shënoi gol në minutën 52′ për skuadren nga Mitrovica por nuk mjaftoi. KF Trepça mbetet në poziten e 9-të 1 pikë larg KF Ferizaj.

Malisheva mori 3 pikë shumë të rëndësishme që siguronë mbijetesën në Gjilan kundër FC Drita e cila po garonte për titull kampionë. Ndeshja përfundoi me rezultat minimal 0:1 për mysafirët me golin e shënuar nga Ronald Soboëale në minutën 56′. Malisheva tani ndodhet në poziten e 6-të me 43 pikë.

KF Llapi i ndanë pikët me SC Gjilani në Zahir Pajaziti.Ndeshja përfundoi me rezultat 2:2. Golat për vendasit i shënuan Trimror Selimi në minutën 32′ për të marr epërsinë në pjesën e parë dhe Alef Firmino Dos Anjos në minutën 87′ për ta barazuar rezultatin. Mevlan Zeka shënoi dy golat për mysafirët në minutën 70′ dhe 82′.
KF Llapi ndodhet në poziten e 7-të me 43 pikë, ndërsa SC Gjilani në poziten e 3-të me 53 pikë.

FC Prishtina e mposhti KF Drenicen me rezultat 4:1 në Fadil Vokrri. Ndeshja përfundoi me rezultat 4:1 për vendasit me golat e shënuar nga Leotrim Kryeziu në minutën 16′, Hasan Hyseni në minutën 22′, Endrit Krasniqi në minutën 54′ dhe Albin Prapashtica në minutën 81′. Golin e nderit për mysafirët e shënoi Besfort Dervishaj në minutën 32′. FC Prishtina ndodhet në poziten e 5-të me 45 pikë, ndërsa KF Drenica në poziten e fundit me 23 pikë.

Mbetet edhe 1 javë drejt përfundimit të sezonit 2022/23 të Albi Mall Supërliga. Kampioni është përcaktuar por mbetet të përcaktohet skuadra e cila do të mbijetojë apo largohet nga Super Liga.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy