Pesë të arrestuar në Prishtinë, dyshohet se mashtruan kompaninë ku punonin

by informim

Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se kanë mashtruar kompaninë në të cilën ata punonin.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se të dyshurit, në periudha të ndryshme kohore, kanë keqpërdorur besimin brenda kompanisë, siç thuhet, duke shmangur evidentimet e rregullta.

“Policia e rajonit të Prishtinës, ka arrestuar pesë persona të dyshuar ndaj të cilëve janë ngritur dyshimet se në periudha të ndryshme kohore, duke keqpërdorur besimin brenda kompanisë kanë shmangur evidentimet e rregullta.Ndërmarrja e veprime hetimore, nga ana e policisë ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarve;
Q. R. 31 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,R. M. 28 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,L. H. 24 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,A. F. 22 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dheE. G. 18 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës” thuhet në njoftimin e Policisë

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy