Tifozi heroik anglez lufton i vetëm me pothuajse 100 holandezë (video)

by informim

Tifozi i West Hamit, “Knollsy”, siç njihet nga miqtë e tij, e ka shkruar veten në librat e historisë së klubit. Ai është bërë disi një hero kulti brenda komunitetit të futbollit pasi luftoi një numër të madh të tifozëve agresivë të klubit holandezë AZ Alkmaar pas ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Konferencës së UEFA-s mes dy palëve.

Huliganët nuk mund ta pranonin humbjen 0-1 dhe ata mllefin e tentuan ta shfrynin në një mënyrë tjetër duke shkuar në pjesën e tribunës ku ishin ulur miqtë dhe familjarët e lojtarëve gjatë lojës.

Ishte një sulm ndaj atyre më të cenuarve dhe po të mos kishte qenë për veprimin e Knollsyt, pasojat mund të ishin më të mëdha.

Pamjet në video tregojnë tifozin duke luftuar, një nga një, të paktën njëqind huliganë të palës holandeze, të cilët ishin të gjithë të veshur me të zeza.

Pavarësisht përpjekjeve të holandezëve, ata nuk mundën të kalonin një ‘Knollsy’ të “palëvizshëm”, i cili qëndroi i palëkundur kundër valës së zezë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy