Një person ka mbetur i vdekur në një aksident që ka ndodhur sot rreth orës 14:35 në hyrje-dalje të autostradës në Lipjan.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili dha edhe dyshimet e para se si ka ndodhur ngjarja.
“Nga atje [vendi i ngjarjes] raportohet se në aksident është përfshirë një kamion. Dyshohet se drejtuesi i kamionit për shkaqe të panjohura (mund të jetë ndonjë defekt në kamion), ka dalë nga kamioni. Dyshohet se kamioni nuk është siguruar, ndalur (frenuar) mirë dhe për pasojë ka lëvizur duke aksidentuar drejtuesin e kamionit i cili ka marrë lëndime të rënda”.
Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi i aksidentuar është pa shenja jete, shtoi Krasniqi.
Krasniqi tha se policia është duke punuar në kompletim e rastit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa njoftoi se njësitet policore kanë dalë në vendngjarje bashkë me njësitet emergjente mjekësore.