Vuçiq: S’jam i lumtur që Vjosa Osmani ishte në inaugurim, por erdha megjithatë

by informim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, morri pjesë në inaugurim të Presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, u shpreh se nuk ishte “i lumtur” që morri pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po se morri pjesë “megjithatë” për të respektuar shtetin e Malit të Zi, ndërsa për Osmanin tha se ajo “edhe ashtu” merr pjesë shpesh në forume.

“Nuk jam i lumtur për këtë, pasi që ju e dini se çfarë shkruan në Kushtetutën e Serbisë. Jo se unë kam diçka personalisht kundër saj, por për shkak të gjithçkaje tjetër. Por, erdha megjithatë. Nëse me të vërtetë po flisni për çështje protokollare, diku kam shkuar e diku s’kam shkuar. Unë desha të tregoj respekt dhe se sa e rëndësishme është që ne të kemi një mik të vërtetë në Mal të Zi. Çfarëdo progresi është i rëndësishëm për neve. E kuptova Milatoviqin se ai dëshiron të forcojë lidhjet ekonomike dhe ne të dy jemi në rrugën evropiane. Kemi disa dallime, jo vetëm në rajon, por kjo nuk duhet të jetë pengesë për marrëdhëniet miqësore. Ndonjëherë do të guxoja të thosha marrëdhënie vëllazërore”, ka thënë Vuçiq për gazetarë në Podgoricë.

banner
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy