E rëndë në Itali, shqiptari godet disa herë me thikë gruan e tij

by informim

Një tjetër shqiptar ka rënë në prangat e policisë italian për tentativë vrasje ndaj bashkëshortes.

54-vjeçari ka goditur disa herë me thikë gruan e tij në shtëpinë e tyre në Acquaviva delle Fonti, në provincën e Barit

banner

Gruaja, një 43-vjeçare me origjinë shqiptare, pasi u transportua në spital, iu nënshtrua operacionit të parë dhe aktualisht ndodhet në spital, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e saj shëndetësore.

Gjithashtu mbrëmjen e djeshme, karabinierët e Compagnia di Gioia del Colle arrestuan bashkëshortin, e po ashtu gjetën edhe thikën që përdori për të sulmuar të shoqen. Ende hetohet shkaku i plagosjes, por dyshohet se ka ndodhur për shkaqe banale.

Ndërkohë kujtojmë se pak javë më parë, Taulant Malaj, një tjetër shqiptar në Itali, plagosi gruan, vrau vajzën me fqinjin me thikë pasi dyshonte se e shoqja e tradhtonte.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy