Greqia do të rikuperojë 351 antikitete të grabitura

by

Pas një beteje të gjatë ligjore, vendi do t’i rimarrë këto vepra arti në posedim të tregtarit britanik të artit Robin Symes Limited.

Beteja ligjore zgjati shtatëmbëdhjetë vjet, por Greqia fitoi. Ministria e Kulturës e Greqisë njoftoi se 351 antikitete të grabitura, që datojnë nga epoka neolitike deri në bizantine, do t’i kthehen Greqisë. Një numër i madh i fragmenteve qeramike gjithashtu do të riatdhesohen. Antikitetet, të klasifikuara në njëzet e pesë grupe, ishin në posedim të tregtarit britanik të artit Robin Symes Limited, i cili është në proces likuidimi. Beteja për të rimarrë këto vepra arti të grabitura në Greqi filloi në vitin 2006 kur autoritetet greke nisën hetimet e tyre ndaj Robin Symes Ltd. brenda dhe jashtë vendit. Pjesë të dukshme nga koleksioni i antikiteteve përfshijnë një statujë të epokës neolitike të gdhendur nga guri i bardhë dhe që daton nga vitit 4000 para Krishtit, një figurë cikladike midis viteve 3200 dhe 2700, një statujë mermeri e dëmtuar e Kores arkaike që daton nga 550-500 para Krishtit dhe një statujë bronzi e fragmentuar e Aleksandrit të Madh të ri nga gjysma e dytë e shekullit II.

banner
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy