Ilkay Gundogan ishte bërë objektiv i Barcelonës qe një vit.
Por, gjiganti katalunas nuk arriti ta transferojë ende mesfushorin turk me nënshtetësi gjermane.
E kur flitej se mesfushori kreativ mund të përfundojë në verën që vjen në “Camp Nou”, duket se diçka e tillë nuk do të ndodhë.
Sipas mediumit britanik “The Times”, mesfushori ofanziv e ka ndërrar mendjen dhe ka vendosur të qëndrojë në Manchester City
Gundogan e ka gjetur formën optimale tek “Citizens” në këtë fundsezoni dhe trajneri Pep Guardiola është mjaft i kënaqur me paraqitjet dhe me kontributin e tij.
Prandaj, ish-futbollisti i Borussia Dortmundit mund ta vazhdojë eksperiencën në “Etihad Stadium” në kërkim të sukseseve të reja me “Qytetarët”.
Pasi e siguroi titullin e tretë radhazi në Premierligë, përfaqësuesi gjerman synon ta fitojë edhe Ligën e Kampionëve me Cityn në finalen e 10 qershorit ndaj Interit në Stamboll të Turqisë.