Kana 76 në delir për Leonardo DiCaprio, Robert De Niro dhe Martin Scorsese

by

Protagonistët dhe regjisori në festival për premierën e “Killers of Flower Moon”, prezantuar jashtë konkurrencës.

Kana 76 hapi dyert për Martin Scorsese, Robert De Niro dhe Leonardo DiCaprio, të shumëpritur në tapetin e kuq për premierën e “Killers of Flower Moon”, të paraqitur jashtë konkurrencës. Regjisori dhe protagonistët parakaluan nën një kaskadë blicash fotografik, të shoqëruar nga të ftuarit e shumtë të luksit. Mes tyre edhe Cate Blanchett, Isabelle Huppert, Kate Hudson, Tobey Maguire, Salma Hayek, Robbie Williams dhe Rossy De Palma.

epa10641296 Leonardo DiCaprio arrives for the screening of ‘Killers of the Flower Moon’ during the 76th annual Cannes Film Festival, in Cannes, France, 20 May 2023. The festival runs from 16 to 27 May. EPA/GUILLAUME HORCAJUELO

Kast yjesh për filmin “Killer of Flower Moon” të Martin Scorsese (i cili shfaqet me 19 tetor), që ka si protagonist çiftin fitues të Oskarit Robert De Niro-Leonardo DiCaprio, në një krim epik të bazuar në një histori të vërtetë. Një sekuencë vrasjesh brutale dhe misterioze, e njohur si ‘sundimi i terrorit’, i cili gjakosi Oklahomën në vitet 1920. Gjithashtu luajnë edhe të nominuarit për Oscar Jesse Plemons, Lily Gladstone dhe fituesin e çmimit Oscar Brendan Fraser 2023 për “The Whale”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy