Manchester City festoi triumfin e titullit në Premier League me një fitore të drejtpërdrejtë 1-0 ndaj Chelseat. Skuadra e Pep Guardiolës ishte konfirmuar tashmë si kampion për herë të pestë në gjashtë sezone pas humbjes së Arsenalit ndaj Nottingham Forest të shtunën.
Kjo do të thoshte se Etihad Stadium ishte në humor festiv për vizitën e Bluve dhe një skuadër shumë e ndryshuar në këtë ndeshje e cila u dha tifozëve një tjetër sukses për të brohoritur golin e hershëm të Julian Alvarez.
Chelsea pati disa momente të shkëlqyera, por City, pa iu afruar intensitetit me të cilin mposhti Real Madridin në mesjavë, dukej gjithmonë në kontroll. Lojtaret e Chelset krijuan një gardë nderi për lojater e Citit kur hynë në fushë.
City zhvilloi një lojë atraktive dhe në pjesen e parë shënoi nga një kombinim mes Cole Palmer dhe Alvarez duke shënuar golin e 100-të të Cityt në shtëpi në të gjitha garat këtë sezon.
Chelsea dukej shumë jashtë ritmit, ashtu siç kanë bërë gjatë gjithë sezones që ka qenë një vit dëshpërues e cila për momentin është nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm Frank Lampard.
Mijëra tifozë pushtuan fushën pas fishkëllimës së fundit, duke vonuar dhënien e trofeut. City i mbessin edhe ndeshje të tjera të ligës në Brighton dhe Brentford përpara se të luajnë finalet e FA Cup dhe Champions League muajin e ardhshëm.