74
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që Nagip Krasniqit t’i vazhdohet paraburgimi për edhe dy muaj.
Krasniqi akuzohet për veprat si ”Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “ushtrim i ndikimit” dhe “konflikt interesi”, për gjatë kohës sa shërbente si shef i KEK’ut.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykata Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Gjykata të premten e ka vazhduar masën e paraburgimit për dy muaj. Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit”, ka thënë ajo.
Nagip Krasniqit i është pezulluar pozita e shefit të KEK’ut nga bordi i kësaj ndërmarrje publike.