“Nëse Rusia nuk ndalon, Perëndimi do të rrënohet”, Zelensky: Bakhmuti nuk është pushtuar, ushtarët tanë janë aty

by informim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim në fund të samitit të G7 në Hiroshima të Japonisë, nga ku ka theksuar se qyteti i Bakhmutit nuk është pushtuar nga forcat ruse.

“Njerëzit tanë po kryejnë një mision shumë të rëndësishëm. Ata janë tani në Bakhmut. Nuk do të ndaj se ku saktësisht, por Bakhmuti që sot nuk është i pushtuar nga Federata Ruse”, u shpreh Zelensky.

banner

Komentet e tij bien ndesh me pretendimet e presidentit rus Vladimir Putin i cili tha se beteja për qytetin kishte përfunduar.

Duke vazhduar fjalimin e tij në samitin e G7, Zelenskyy tha se nëse veprimet e Rusisë nuk ndalohen, “Perëndimi në mënyrë të pashmangshme do të rrënohet”.

“Është vetëm çështje kohe që të gjithë kriminelët në poste publike të duan të bëjnë luftëra të ngjashme. Nëse Rusia lejohet të mbajë qoftë edhe një copëz të territorit që ka pushtuar, ligji ndërkombëtar nuk do të zbatohet kurrë”, vijoi ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy