Roma është e interesuar për mundësinë e nënshkrimit me Youri Tielemans në afatin kalimtar të verës.
Mesfushori belg do të largohet nga Leicester City pas përfundimit të këtij sezoni, .
Madje, ai do të largohet si futbollist i lirë nga “King Power” pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Roma është e interesuar të nënshkruajë me futbollistë të lirë gjatë verës dhe Tielemans është njëri prej tyre.
26-vjeçari thuhet se pëlqehet nga trajneri, Jose Mourinho.
Sipas mediumit italian, as paga e tij nuk do të ishte problem për Romën. Tielemans fiton 3 milionë euro në sezon te Leicester City.
Arsenali dhe Juventusi mendohet se janë dy klubet tjera të interesuara për shërbimet e Youri Tielemans.