Cavendish, i cili festoi ditëlindjen e tij të 38-të të dielën, në një konferencë shtypi në ditën e pushimit të Giro D’Italia të këtij viti njoftoi për përfundimin e karrieres së çiklistë aktiv.
Legjenda britanike e çiklizmit gjatë karrieres ka arritur 53 fitore në skenen Grand Tour dhe një titull botëror. Ai është ende i vendosur që të konkurrojë në Tour de France në korrik ku ai mund të thyej rekordin prej 34 fitoresh, këtë rekord aktualisht e mbanë Eddy Merckz.
Cavendish tha: “Më ka pëlqyer absolutisht të garoj çdo kilometër të kësaj gare deri më tani, kështu që ndjej se është koha e përsosur për të thënë se është Giro d’Italia ime e fundit dhe 2023 do të jetë sezoni im i fundit si çiklist profesionist.
“Çiklizmi ka qenë jeta ime për më shumë se 25 vjet. Kam jetuar një ëndërr absolute dhe biçikleta më ka dhënë mundësinë të shoh botën dhe të takoj disa njerëz të jashtëzakonshëm.