Gërvalla: Marrëveshjet e lidhura në Bruksel e Ohër i shohim ligjërisht të obligueshme

by informim

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se në takimin që mori pjesë me ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel të hënën, e ku pjesëmarrës ishin edhe ministrat e jashtëm të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, ka shprehur qartë qëndrimin e Kosovës sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Gërvalla ka thënë se Kosova i sheh marrëveshjet e lidhura këtë vit në Bruksel dhe në Ohër si ligjërisht të detyrueshme.

banner

“Natyrisht se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë ishte një prej temave që sfidon rajonin tonë. Paraqita qëndrimin e Kosovës që ne marrëveshjen e lidhur në Bruksel e fazën e implementimit në Ohër, e shohim si marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe presim nga Serbia t’i zbatojë, edhepse sinjalet janë jo të mira nga ajo, pasi keni qenë dëshmitarë vetë të deklarimeve të Aleksandar Vuçiqit e Ivica Daçiqit që vazhdimisht refuzojnë zbatimin, e shpesh edhe mohojnë ekzistencën e një marrëveshje të tillë”, ka thënë Gërvalla.

Gërvalla ka thënë se ka qenë mirë që janë ftuar ministrat e Ballkanit Perëndimor në këtë takim dhe ka thënë se ka pasur kërkesë që takime të tilla të zhvillohen më shpesh.

Gërvalla është pyetur edhe me aplikimin e Kosovës për statusin e shtetit kandidat të BE-së.

“Ne kërkesën e kemi deponuar në dhjetor, shpresojmë që Presidenca e Suedisë të finalizojë bisedimet që po zhvillon me gjitha shtetet anëtare të BE-së e të vijmë në rezultat konkret. Parashikime nuk jam në gjendje të japë, pasi nuk do të ishte serioze. Por, besoj se me qasjen që ka pasur Suedia gjatë Presidencës së saj, është treguar shumë e gatshme për të çuar përpara kërkesën tonë, e për të biseduar me gjithë anëtarët edhe ata që janë përkrahës edhe ato që janë pak më hezituese”, ka thënë Gërvalla.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy