ITALIAN OPEN 2023: Rusi Daniil Medvedev triumfon ndaj Danezit Holger Rune

by informim

Daniil Medvedev fitoi finalen e Open Italian 2023 në Romë të dielën pasdite, kur mundi kundërshtarin e tij danez 7-5 dhe 7-5. Mund të thuhet se Rusi ishte më i mirë në këtë ballafaqim sepse luftoi për një fitore në terren të pafavorizuar për të. Medvedev gjithmonë ka folur për vështërsitë e tija për të luajtur në dhe duke thënë se nuk i përshtatet më së miri ky lloj terreni.

27-vjeçari Daniil Medvedev nuk kishte fituar asnjë ndeshje në tre paraqitje të mëparshme në Internazionali BNL d’Italia, por të dielen ai e mbylli këtë garë ëndrrash duke e mundur Holger Rune për të triumfuar në Romë.

banner

Ishte titulli i parë i Medvedevit në ATP Tour në dhe në çdo nivel, e lëre më në një Masters 1000. Edhe duke pasur parasysh formën e tij solide në fusha evropiane me dhe para Romës, ish-numri 1 i botës shprehu njëfarë mosbesimi për titullin e tij në Itali dhe pranoi se ky truimf ishte disi e papritur gjë që e bëri atë të jetë një nga më të mirat e tij deri më tani.

“Në një farë mënyre [ky është suksesi im] numër një, vetëm sepse është i pari i fituar në dhe dhe është e pabesueshme,” tha Medvedev në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes. “Nuk do ta kisha menduar kurrë se do të isha në gjendje ta bëja këtë.

“Kjo është e veçantë sepse nuk mendoja se do të ishte në gjendje të ndodhte, [se unë do të mund t’ia dilja. Ende disi nuk besoj… Jo se e fitova, por luajta kaq mirë këtë javë. Nuk e besoj”. “Mënyra se si luajta, jam shumë i lumtur. I lumtur që e kam këtë trofe në shtëpi pas një kohe.”

Titulli i Medvedevit ishte i pesti i tij në një sezon të spikatur 2023, duke përfshirë kurora Masters 1000 në Miami dhe Romë. Medvedev beson se përvoja e tij duke luajtur nën presionin e ndeshjeve të kampionatit në ngjarjet Masters 1000 e ndihmoi atë të ruajë qetësinë në momentet e vështira kundër Rune. Ky rezultat do të jetë një motivim i madh për Medvedev i cili pas këtij turneu tani shkon në Roland-Garros.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy