Nuk është e lehtë të pranohet një pozitë publike kur ajo të ofrohet nga kundërshtarët, por Katarina Agjançiq e ka pranuar poziten e nënkryetares së komunës së Mitorvices Veriore që i është ofruar nga kryetari Erdan Atiq. Për më tepër ajo ka thënë se nuk ka frikë se do të sulmohet dhe se nuk ka nevojë për sigurim fizik.
Vendimin për të qenë nënkryetare e komunës e ka bazuar në situaten e vështirë që është krijuar nga mungesa e institucioneve administrative lokale që gjashtë muaj.
Katarina Agjançiq është një qytetare e etnisë serbe e lindur në Mitrovicë, një pjesë të jetës ka kaluar në Prishtinë ku ka punuar si nëpunëse e adiministrates tatimore dhe shquhet si person që e respekton dhe i përmbahet ligjeve në fuqi.
Ajo është e vetëdijshme se disa do ta qujanë të çmendur për faktin që e ka marrë këtë vendim, por sipas saj ka edhe nga ata që e quajnë vendim të guximshëm. Vemdimin e saj e arsyeton se ajo është një qytetare e lirë dhe është e bindur se në këtë mënyrë mund t’i shërbej më së miri komunitetit të saj, përderisa ajo tregon se nuk i takon asnjë partie politike dhe nuk ka bashkëpunim me asnjë politikan.
Për më shumë, mund ta lexoni intervisten e saj të cilen e ka dhënë sot për Radio Evropa e Lirë…..