Kurti kërkon zbatim të tërësishëm dhe pa kushtëzime të marrëveshjes me Serbinë

by informim

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar për media pas takimit që zhvilloi me senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters. Kurti tha se me senatorët kanë diskutuar mbi zhvillimet në vend si dhe për rezultatin e dialogut me Serbinë.

Ai tha se në diskutime u vu theksi te marrëveshja bazike dhe aneksi i zbatimit, duke theksuar se këto përbëjnë avancim të raporteve mes dy vendeve.

I njëjti tha se duhet zbatim i marrëveshjes pa kushtëzime.

“Biseduam edhe për raportet me Serbinë dhe rezultatet e dialogut, me theks te marrëveshja bazike dhe aneksi i zbatimit, ato përbëjnë avancim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe janë platformë e mundësi për normalizim të plotë të tyre. Prandaj na duhet zbatim i tërësishëm i shpejtë dhe pa kushtëzime”, tha Kurti, transmeton 

Kryeministri Kurti po ashtu tha se dje ishin bashkë me ambasadorin Hovenier në ceremoninë “Defender Europe 2023”.

“Këtë vit Kosova po merr pjesë për herë të dytë si vend mikpritës, me 1 mijë ushtarë më shumë sesa në ushtrimin pararendës jemi të katërtit sa i përket personelit ushtarak në mesin e 25 ushtrive të udhëhequra nga SHBA”, u shpreh Kurti tutje

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy