Një shesh në Niagara Falls City të Kanadasë do ta mbajë emrin “Nënë Tereza”

by informim

Emri i humanistes shqiptare, “Nënë Tereza” është i njohur nga shumë kush, kudo në botë.

Edhe kanadezët e njohin dhe e respektojnë atë. Bile, shumë shpejt, një rrugë, shesh, apo institucion atje do të mbajë emrin e Gonxhe Bojaxhiut.

Kështu ka bërë të ditur në Sytë 7 në Klan Kosova zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri.

Ai tha se ky koordinim u arrit me udhëheqësit e qytetit të Niagara Falls.

Vokrri, në Sytë emisionin 7 te Klan Kosova tha se së shpejti do bëhet edhe binjakëzimi i parë ndërkomunal mes Junikut dhe një qyteti në Kanada. Ai, në vizitën e tij njëjavore në Kanada, tha se ka kuptuar që nuk ka shumë bashkëpunime mes Kosovës dhe këtij vendi, ndonëse ky vend është tejet i gatshëm ta bëjë një gjë të tillë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy