Osmani: Synim i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE e NATO

by informim

Presidentja Vjosa Osmani, tha se synim i politikës së jashtme mbeten anëtarësimi në BE dhe NATO.

E para e shtetit në hapjen e edicionit të nëntë të Shkollës Pranverore Diplomatike, organizuara nga Akademia Diplomatike, shtoi se qëllimet e Kosovës janë të qarta sa i përket anëtarësimit në institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare.

banner

Prandaj sipas saj, është i rëndësishëm bashkëpunimi në të gjitha fushat për të pasur paqe e siguri në rajon e më gjerë, duke iu referuar edhe dialogut me Serbinë.

Osmani ka thënë se diplomacia ekonomike ka një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e vendit, ndonëse ka pohuar se Kosova si vend i vogël ka më shumë sfida.

“Anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare në BE dhe NATO mbeten synime tona të përbashkëta. Zgjidhja në dialogun me Serbinë, është sigurimi për paqe në rajon dhe më gjerë. Diplomacia ekonomike mbetet prioritet. Vendet e vogla si Kosova e kanë më të vështirë, prandaj është shumë i rëndësishëm partneriteti sidomos në diplomacinë ekonomike”, ka thënë ajo.

Zëvendësdrejtori i Akademisë Diplomatike të Kosovës, ambasadori Beqir Ismaili, tha se diplomatët e rinj përveç tjerash duhet që të jenë përgatitur edhe në aspektin ekonomik.

Kjo ngase sipas tij, këto njohuri do të kontribuonin në forcimin e ekonomisë vendëse, sjelljen e investimeve të reja e, krijimin e vendeve të punës dhe në sfera tjera.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy