Senatori Gary Peters: ShBA-ja do të qëndrojë përkrah Kosovës në çdo hap

by informim

Senatori amerikan Gary Peters ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta mbështesin dhe përkrahin Kosovën.

Ai, në një konferencë për media pas përfundimit të takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka deklaruar se pjesë të diskutimeve ishte edhe mbështetja e FSK-së.

banner

“Ne kemi një shprehje në ShBA, një farë mënyre jeni duke bërë më shumë se që mundeni. Kosova është duke e bërë atë që duhet për të mbrojtur lirinë, demokracinë në të gjithë botën. Keni një qëndrim dhe mbështetje të fuqishme për Ukrainën”.

“Kosova e di më mirë se shumë shtete tjera se çka mund të ndodh kur një vend shkel sovranitetin dhe ju sjell horrorin e tmerrin njerëzve që jetojnë dhe janë brutalizuar nga një autokrat që shkel atë sovranitet”.

“Ju jeni këtu dhe po vazhdoni të luftoni për mbrojtjen e sovranitetit e shtetit tuaj për këtë arsye ShBA-ja do të qëndrojë përkrah jush për çdo hap”, ka thënë Peters.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy