Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, është takuar me kryetarin e ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
Sveçla ka vizituar Atiqin në zyrën e Kryetarit të Komunës në Mitrovicën Veriore.
“I urova punë të mbarë në detyrën e tij të re duke i ofruar gatishmërinë time të plotë në zbatimin e prioriteteve të tij. Do të angazhohemi bashkërisht, si nivel qendror dhe lokal, që qytetarëve tanë të Mitrovicës së Veriut të ju sigurojmë mirëqenie, arsim, shëndetësi, siguri e kushte të qëndrueshme jetese. Mitrovica e Veriut si çdo komunë e Republikës së Kosovës do të përjetojë progresin e merituar”, ka shkruar Sveçla në Facebook