61
Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me ndërhyrjen e krimit të organizuar në zgjedhjet e 14 majit teksa zbuloi një episod konkret.
Hoxha deklaroi në News24 se para dy ditësh është goditur një grup kriminal që trafikonte kokainë në Tiranë ku nga 5 të arrestuarit, 2 prej tyre kanë qenë kandidatë për këshilltarë të Bashkisë Sarandë në zgjedhje.
Sipas tij shtetasit Olsi Mylka dhe Shemsi Proba të cilët u kapën me 2.3 kilogramë kokainë ishin pjesë e listës së partisë, e cilë megjithatë fitoi 2 vende në Këshillin Bashkiak të Sarandës.