Ish-deputeti i Nismës, Zafir Berisha, thotë se i ka ndodhur një ngjarje emocionuese me një fëmijë 10 – vjeç.
Në një postim në Facebook, Berisha tregon se ngjarja ka ndodhur gjersa po ngjitej me makinë rrugëve të Vërrinit, teksa është ndalur nga një fëmijë i moshës 10-vjeçare
I njëjti, sipas Berishës, ia ka bërë me shenjë me dorë dhe e ka ndalur.
Më pas, siç tregon Berisha, ai e ka falënderuar “pse ata janë në këtë botë dhe jetojnë në vendin e vet”.
Ky falënderim, sipas Zafës erdhi pas kontributit të tij në UÇK
Postimi i plotë i Zafir Berishës:
Miq të nderuar,
Po e ndaj një ndodhi që nuk po mundem me e heq nga mendja, e që ishte sa emocionale, po aq edhe prekse!
Sot, duke u ngjitur me makin rrugëve gjarpërore të cilat i bëj thuajse çdo ditë, për në malet magjepse të Vërrini, një fëmij rreth moshës 10 vjeq, më bëni me dorë me u ndalën.
U ndala me iden për ta marrur me makin.
Ja bëj me dorë që të dal në anën tjetër për të hyp në makin, mirpo ai mu afru te dritarja e makinës dhe me bëri me gjesta ta hap dritaren.
Duke e hapur dritaren e makinës i thash: ajde hyp, JO më tha pa përfundu unë fjalën!
-të ndala për me ju faliminderuar shumë që ne jemi në këtë botë dhe jetojmë në vendin ton.
I habituar, nuk mujsha me kuptu çka po dëshiron të thot, dhe pa menduar shumë i them; unë nuk të ndihmova asgjë që ju të më faliminderoni?
A jeni ju la (baci) Zafir, me pyti me seriozitetin e një të rrituri, i bëna me dije se unë jam!?
– po mos të ishte UÇK-së unë nuk do të isha në këtë botë, sepse Serbia ka mund të vrasë familjen time, si ka bërë në shumë vende të Kosovës.
I habitur nga ajo që dëgjova, me humor desha ta relaksoj seriozitetin e temës, duke i thën; jo se Serbia nuk ka mundur me i vra 2 milion shqiptar!
– PO ma ktheu me shumë seriozitet, dhe vazhdoj; po mos të ishte UÇK-së, në këtë vend ishte folën serbisht dhe familjet tona të shpërngulur nga dhuna serbe, kurr më nuk ishin kthy në Kosovë!!!
Mbeta në vend si i ngrirë nga habia e madhe, jo pse mi tha këto fjalë, por për vetëdijen e madhe të një fëmije, vetëdije që për fatë të keq nuk e kanë shumë të rritur që e kanë përjetu luftën dhe gjenocidin serbë mbi shqiptarët.
Ditën e mirë më tha, dhe iku.