52
Në edicionin e së martes të emisionit Rubikon në Klan Kosova është folur për luftën e shërbimeve sekrete brenda territorit të Kosovës.
Opinionisti Vehbi Kajtazi, tha se vendet armike të Kosovës po investojnë në islamin politik.
“Ka tendenca, ka punë të njerëzve me ndikim në vend të cilët synojnë themelimin e një partie islamike, të cilën në bazë të ligjeve që i kemi nuk mund t’i ndalosh”, tha Kajtazi.