“Beleri”, Xhaçka pas takimit me Dendias: S’ka vend për ndikime politike, çështja i përket drejtësisë

by informim

Në një prononcim për mediat nga Brukseli Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka ka zbardhur takimin që ka pasur me homologun e saj grek, Nikos Dendias, në lidhje me çështjen e arrestimit të Fredi Belerit, dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit.

Sipas Xhaçkës, në këtë takim Shqipëria vuri theksin në zbatimin dhe respektimin e ligjit, që është i barabartë për çdo qytetar shqiptar, që e shkel atë. Ministrja shtoi se kemi të bëjmë me një çështje që i përket gjyqësorit dhe nuk ka vend për ndikime politike.

banner

“Me kolegun Dendias pata një takim të mirë, i cili ishte një mundësi për të diskutuar nga afër çështjen. E urova për fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e djeshme dhe i shpreha dëshirën tonë të sinqertë që pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme për çështjen Beleri, të mund të vazhdojmë bashkëpunimin tonë miqësor për të cilin kemi hapur tashmë një faqe të re.

Kolegu Dendias paraqiti qëndrimin e tij dhe unë bëra shumë të qartë qëndrimin tonë se kjo nuk është as çështje politike dhe as çështje e të drejtave të njeriut. Është çështje e respektimit të ligjit për çdo qytetar shqiptar. Është çështje e luftës kundër fenomenit të blerjes së votës, si një prej rekomandimeve kryesore të OSBE-ODIHR. Ashtu si Shqipëria, edhe Greqia në respekt të ligjit kreu arrestime pikërisht për akuza për blerje vote.

Pra, kemi të bëjmë me një çështje që i përket gjyqësorit dhe ku nuk ka vend për ndikime politike nga brenda e jashtë Shqipërisë. Për pavarësinë e gjyqësorit ne jemi investuar në mënyrë serioze sikundër është investuar edhe Bashkimit Evropian dhe vendet anëtare.”, u shpreh ndër të tjera Xhaçka.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy