Bill Gates thotë se agjenti kryesor i AI do t’i zëvendësojë faqet e kërkimit dhe të blerjeve

by informim

Bill Gates, bashkëthemeluesi i Microsoft Corp (MSFT.O), të hënën tha se ka filluar gara e teknologjisë se kush do ta ndërtoj agjentin më të mirë me Inteligjencë Artificiale i cili do ta shkatërroj motorin e kërkimit, produktivitetin dhe faqet e blerjeve në internet.

“Nuk do të hyni më kurrë në një faqe kërkimi,” tha ai. “Nuk do të hyni kurrë në Amazon.”

banner

Duke folur në AI Forëard 2023, një ngjarje në San Francisko e organizuar nga Goldman Sachs Group Inc (GS.N) dhe SV Angel, Gates tha se do të mbetej i zhngënjyer nëse Microsoft nuk do të ishte në garë, megjithëse sipas tij ka shansa reale në 50% që lojtari më i mirë fitues të dalë nga një startup.

Gates tha se Inflection AI, i bashkëthemeluar nga sipërmarrësi Reid Hoffman, i ka bërë shumë përshtypje. Lojtarë të ndryshëm të industrisë kanë punuar në ndërtimin e një kompjuteri asistent të mbështetur nga AI, që konsumatorët mund ta komandojnë me fjalim ose tekst për të trajtuar një sërë detyrash për ta.

“Kushdo që fiton agjentin personal, kjo është një gjë e madhe”, tha Gates.

Amazon.com Inc (AMZN.O), Alphabet Inc (GOOGL.O) Google dhe Microsoft nuk u përgjigjën dhe nuk dhanë komente në këtë qështje.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy