Konjufca: S’ka Asociacion pa kthimin e serbëve të Kosovës në institucione

by informim

Kryekuvendari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk do të ketë themelim të një Asociacioni pa u kthyer serbët e Kosovës në institucione.

Konjufca ka thënë se këtë e kanë thënë edhe vetë vendet e QUINT-it. Konjufca ka folur për gazetarët, ndërsa ka marrë pjesë në një konferencë rajonale të mbajtur lidhur me perspektivën parlamentare për barazinë gjinore dhe qëndrueshmërinë demografike në Ballkanin Perëndimor.

banner

“Unë kam dëgjuar vendet e QUINT-it që kanë thënë se s’ka Asociacion pa u kthyer serbët në institucione. Të na tregojnë a është ndryshuar qëndrimi i vendeve të QUINT-it. Pyesni ata. Mund t’ju pajisë me deklaratën e tyre, ku thonë se s’ka Asociacion pa kthim në institucione. S’mund të kushtëzoni Asociacionin duke shantazhuar Kosovën nga Beogradi. Do të vini në Kosovë, regjistroheni në Kosovë, do të merrni pjesë në zgjedhje në Kosovë e do të mbushen institucionet me përfaqësues. Çfarë ndodhi, ata se bënë këtë, ne vazhduam rrugën tonë me zgjedhjen e kryetarëve të ri të komunave në veri. Pyesni kush e ka përgjegjësinë, përgjegjësinë e kanë ata që s’u regjistruan”, ka thënë Konjufca.

Konjufca: Lista Serbe zgjodhi të qëndrojë jashtë institucioneve, siç i urdhëroi Vuçiqi

Kryekuvendari ka folur edhe për Listën Serbe

Konjufca ka thënë se Lista Serbe ka zgjedhur të qëndrojë jashtë institucioneve të Kosovës.

“Lista Serbe e zgjodhi një rrugë tjetër, që është të qëndrojë jashtë institucioneve, të organizojë ndonjë rebelim apo çka po di unë, sipas urdhrave të Aleksandar Vuçiqit. Ne nuk mund të pajtohemi me këtë skenar, ne i kemi instrumentet tona demokratike. Kryetarët janë zgjedhur, do ta bëjnë betimin e tyre, tashmë një kryetar e bëri betimin e tij mbeten edhe të tjerët. Kështu që kjo është se si do të vazhdojmë përpara, nuk ka rrugë tjetër.

Konjufca: Serbia ka shkelur marrëveshjen, u ka shkruar shteteve edhe kundër liberalizimit të vizave për Kosovën

Ai ka thënë se marrëveshja e dakorduar në Bruksel e po ashtu plani i zbatimit i dakorduar në Ohër duhet zbatuar plotësisht.

“Unë mendoj që marrëveshja nuk ka kushtëzime, është gabim që të ketë një pikënisje në formë të kushtëzimit. Marrëveshja, nëse e lexoni me vëmendje, sekuencimi i marrëveshjes, hapat sipas kohës si janë paraparë, janë vetëm ata që fillojnë pas nenit të 2, pra ka sekuencime për aspekte të tjera. Neni I dytë I marrëveshjes hyn në fuqi në momentin kur palët pajtohen për marrëveshjen, e cili është neni 2, që shtetet funksionojnë si shtete sovrane më të drejta reciproke ndaj njëra-tjetrës. Serbia është duke e sfiduar këtë. Pra po i mbyll sytë dhe po behët sikur nuk ka ndodhur asgjë me këtë marrëveshje. Por të mos ishte neni 2 që do të hyjë në fuqi menjëherë kryeministri Kurti nuk do ta kishte nënshkruar marrëveshjen. Se ajo marrëveshje do të fillonte më Asociacionit, Qeveria e Kosovës nuk do të kishte interes ta nënshkruante atë marrëveshje. Marrëveshja është nënshkruar sepse thuhet se neni 2 hyn në fuqi në momentin kur palët pajtohen dhe ndoshta kjo është edhe arsyeja pse Vuçiqi nuk e ka nënshkruar. Çfarë sjellje ka kjo si dy shtete sovrane, kur Serbia shkon e ju shkruan shteteve të tjera edhe kundër liberalizmit të vizave për Kosovës, ju lutem, kjo është e tepërt, kjo është një sjellje që por tregon që për Serbinë ajo marrëveshje është zero, ajo marrëveshje për Serbinë nuk ekziston, a vet e ka pranuar”, tha Konjufca.



banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy