37
Është gjetur pa shenja jete fëmiju katër vjeçar i cili kishte rënë në kanalin e Ibër-Lepencit. Që nga dita e djeshme ai ishte raportuar si i zhdukur, kurse nga momenti i raportimit kanë dalë FSK dhe Policia e Kosovës, në kërkim të tij, ai është gjetur pak çaste më parë pa shenja jete.
Rrethanat se si ka ardhur deri te rënia e fëmijës në kanalin e Ibër-Lepencit nuk dihen. Pas pak pritet të dalë edhe policia me njoftim zyrtar për rastin tragjik.