Ministri Krasniqi, nuk reduktohen kompetencat e kryetarëve të komunave veriore

by informim

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se kompetencat e kryetarëve të rinj në komunat në veri të Kosovës nuk do të reduktohen. Krasniqi tha se mandati i tyre do të jetë në përputhje me ligjet.

“Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka mundësinë të dëshmojë se do të jetë kryetari i parë i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve të këtij qyteti dhe se mandatin e tij do ta kryejë në përputhje me ligjet”, ka thënë Krasniqi.

banner

Ai shtoi se është interes i kryetarit dhe i Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale që të ndihmojnë në zhvillimin e një jete multietnike. “Asnjë nga kompetencat që kanë si kryetarë komunash nuk do të reduktohet”, ka përfunduar Krasniqi.

Rikujtojmë se së fundmi, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se Amerika pret që kryetarët e zgjedhur në veri të marrin një rol teknik, por jo politik.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy