MPB-ja me projekt për përmirësimin e qeverisjes së migrimit

by informim

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se është lansuar projekti “Zgjerimi i qeverisjes së migrimit nëpërmjet programimeve të bazuara në evidenca dhe forcimi i kapaciteteve të autoriteteve të migrimit në Kosovë”.

Sipas njoftimit të Ministrisë në konferencën ku është lansuar ky projekt kanë marr pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kollly, shefja e IOM-it në Kosovë, Annna Rostocka, përfaqësues të Policisë së Kosovës, si dhe të organizata partnere në Kosovë.

banner

Sipas njoftimit Sveçla në këtë konferencë ka thënë se prioritet i tyre është parandalimi i migrimit të parregullt.

“Migrimi mbetet një sfidë për shtetin e Kosovës, rajonin dhe më gjerë. Zhvillimet e ndryshme sidomos luftërat dhe konfliktet detyrojnë largimin dhe migrimin nga vendet e ndryshme të botës, të cilët lëvizin përmes rajonit të Ballkanit Perëndimor. Andaj, prioriteti jonë ka qenë dhe mbetet parandalimin i migrimit të parregullt, duke luftuar grupet kriminale që merren me kontrabandim me migrantë, si dhe duke zgjeruar infrastrukturën dhe përmirësuar shërbimet për pritjen, akomodimin dhe trajtimin e dinjitetshëm të migrantëve dhe aplikuesve për mbrojtje ndërkombëtare”, citohet të ketë thënë Sveçla.

Sipas Sveçlës projekti i lansuar është i rëndësishëm në përmbushjen e objektivave të tyre në fushën e migrimit.

“Zgjerimi i kapaciteteve dhe infrastrukturës për pritjen dhe trajtimin e migrantëve që është pjesë e këtij projekti, reflekton prioritetet dhe politikat tona shtetërore për: menaxhim të lëvizjeve migratore, si dhe trajtimin e migrantëve sipas standardeve ndërkombëtare dhe parimeve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut etj”, citohet Sveçla.

Sipas Ministrisë objektiv i përgjithshëm i këtij projekti është që të kontribuojë në përmirësimin e qeverisjes së migrimit, duke u bazuar në evidenca gjithëpërfshirëse dhe të maksimizojë potencialin e migrimit për të arritur rezultate konkrete të zhvillimit të qëndrueshëm.

Vlera e projekti thuhet se është 2.1 milion franga zvicerane dhe financuar nga Konfederata Zvicerane dhe që do të realizohet nga organizata për migrim IOM.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy