Nga të shtënat në Beograd është plagosur një shtetas i Maqedonisë së Veriut

by informim

Nga të shtënat me armë zjarri mbrëmë në Beograd është plagosur edhe shtetasi i Maqedonisë së Veriut D.L. (21).

Siç raportojnë mediat serbe, shtetasi i Maqedonisë është viktimë krejtësisht aksidentale nga të shtënat me armë zjarri, ku mbeti i plagosur A.P. (26).

banner

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca, ndërsa shtetasi RMV-së ka marrë plagë me armë zjarri në shpinë.

Siç njofton “Informer”, objektiv i sulmit ka qenë A.P., ndërsa D.L. ka qenë në vendin e gabuar dhe është plagosur në dy vende nga plumbat e shkrepura. A.P. kishte deri në 12 kallëzime penale dhe dosje policore. Për të ishte lëshuar edhe një urdhërarrest.

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe sipas informacioneve fillestare nuk kanë rrezik për jetën.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy