Arjan Gosa u qëllua për vdekje me armë zjarri dy ditë më parë në Kavajë.
Shkaku kryesor i vrasjes ishte ai i hakmarrjes në lidhje me një ngjarje të ndodhur para dy muajsh ku vëllai i viktimës Armand Gosa bashkë me Altin Rexha, pas një konflikti me njëri tjetrin humbën jetën.
Arjan Gosa po pinte kafe në një lokal me babain e tij, kur humbi jetën nga një plumb në kokë.
Babai i 48 vjeçarit në deklaratën e tij ka theksuar se nuk e mendonte se ngjarja e marsit do të vijonte.
Ai ka deklaruar për Abc se vrasjen e të birit në mars bashkë me Altin Rexhën e quanin të mbyllur pasi ato kishin humbur jetën të dy.
“Ne nuk mendonim se ngjarja e marsit do të vazhdonte. Në ngjarjen e parë, vdiqën të dy. Nuk kishte pse të vazhdonte me kjo histori. Neve nuk ruheshim, pasi s’na shkonte ndër mend që familja Rexha do te vazhdonte. Djali im Arjani pak dite me parë kishte ardhur nga Italia, pasi jetonte atje. Dolëm te pinim kafe dhe të ndiqnim ndeshjen Napoli-Inter. Ishim ulur të ajo tavolina aty, pasi konsumonim cigare dhe ishim kthyer me shpinë nga rruga dhe po shikonim ndeshjen. Nuk e pamë fare. Vetëm kur plasi arma. Ktheva kokën dhe pash qe Arjani u këput dhe pash një person qe doli me vrap. U shokova kur pash tim bir te goditur në kokë. S’kishte asnjë shprese, humbi jetën menjëherë. Nuk di çfarë te them me shumë”, ka deklaruar ndër të tjera Osman Gosa, babai i Arjan dhe Armand Goses, të cilët mbeten viktima në harkun e dy muajve
Kujtojme se autori i vrasjes së 48 vjeçarit është vëllai i Altin Rexhës, Habib Rexha 31 vjeç.