Vrau me plumb në kokë Arian Gosën në sy të të atit të moshuar, vetëdorëzohet Habib Rexha

by informim

Është vetë dorëzuar në polici Habib Rexha autori i vrasjes së 48-vjeçarit, Arian Gosa në Kavajë pasditen e djeshme.

Mësohet se Rexha është dorëzuar mesditën e sotme në komisariatin e policisë së Kavajës pas negociatave me familjarët e tij.

banner

Arratia e tij zgjati vetëm 48 orë nga ngjarja e rëndë e ndodhur të dielën, kur ekzekutoi me plumb në kokë, Arian Gosën, teksa ky i fundit ishte në një lokal të qytetit së bashku me të atin e tij.

“Kavajë: Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe ato të DVP Tiranë, për kapjen e autorit të vrasjes së shtetasit A. G., të kryer më datë 21.05.2023, ju informojmë se:

Krahas kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Habib Rexha, strukturat e Policisë negociuan dhe me familjarët me qëllim dorëzimin e këtij shtetasi. Si rezultat i veprimeve kërkimore, pamundësisë së largimit dhe negociatave me familjarët, shtetasi Habib Rexha u vetëdorëzua në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Kujtojmë se kjo ngjarje e kishte zanafillën rreth 2 muaj më parë, ku vëllai i Arian Gosës, Edmondi, u vra gjatë një konflikti me vëllain e Habib Rexhës, Altinin, ku mbetën të vdekur të dy./A2 CNN

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy