E ardhmja e Hazard në MLS, tre skuadra duan transferimin e belgut

by informim

E ardhmja e Eden Hazard vazhdon të jetë e paqartë nëse do të mbetet te Real Madridi apo do të largohet këtë verë.

Sulmuesi belg nuk bën pjesë në planet e madrilenëve, por ai ka kontratë deri në fund të sezonit të ardhshëm.

banner

32-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar vetëm 10 ndeshje në të gjitha garat, ku ka realizuar një gol dhe ka asistuar në dy të tjerë.

Nënshkrimi rekord i Real Madridit planifikon pensionimin nga futbolli

Gjatë verës pritet të ketë bisedime mes agjentëve të lojtarit dhe drejtuesve të klubit madrilen për ta shkëputur kontratën, pasi lojtari ka oferta të rëndësishme nga elita e futbollit amerikan MLS.

New York Red Bull, Vancouver dhe Montreal Impact janë tre skuadrat amerikane që kanë shprehur interesim për belgun dhe duan transferimin e tij këtë verë.


Eden Hazard refuzon kategorikisht largimin nga Real Madridi
Hazard është duke menduar seriozisht ta vazhdoj karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por vetëm duhet zgjedhur çështja e kontratës me Los Blancos.

Kujtojmë që belgu është pjesë e Los Blancos që nga vera e vitit 2019, por nuk ka arritur të lë gjurmë në Madrid pasi ka zhvilluar 76 ndeshje në total duke realizuar vetëm shtatë gola e duke asistuar në 12 të tjerë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy