Manjati që “lufton” plakjen me gjakun e djalit të tij 17-vjeçar: Kush është “vampiri” i kohëve moderne

by informim

Emri i Brian Johnson është bërë veçanërisht i njohur, muajt e fundit, për stilin e tij të jetesës. Ai prej kohësh tashmë ka si synim kryesor që ta bëjë trupin e tij që të funksionojë një lloj me atë të një 18-vjeçari.

45-vjeçari, i cili e vuri pasurinë në mesin e të 30-tave kur shiti kompaninë e tij Braintree Payment Solutions në eBay për 800 milionë dollarë, pretendon se tashmë ka zemrën e një 37-vjeçari, lëkurën e një 28-vjeçari dhe konstruktin e një 18-vjeçari.

banner

Dhe, për t’u dukur më i ri, ai së fundmi ka zbuluar se merr gjak nga djali i tij. Ai ka “rekrutuar”, të birin 17-vjeçar, Talmadge, për të siguruar transfuzion gjaku.

Në një klinikë afër Dallasit muajin e kaluar, Brian Johnson, babai i tij 70-vjeçar dhe Talmadge u paraqitën për një trajtim të trefishtë të shkëmbimit të gjakut për një orë, raporton Bloomberg.

Ai zakonisht merr plazmë nga një dhurues anonim, por këtë herë djali i tyre siguroi një litër nga gjaku i tij që më pas u shndërrua në një grumbull plazme të lëngshme dhe një grup tjetër të qelizave të kuqe, të bardha të gjakut dhe trombociteve.

45-vjeçari më pas i nënshtrohet të njëjtës procedurë si Talmage, por me një ndryshim kryesor: Pasi gjaku i tij kullohet, plazma e Talmage pompohet në venat e Johnson, sipas Bloomberg.

Si më i madhi, babai i Johnson shkon i fundit dhe merr të njëjtin trajtim si djali i tij. Brian u shpreh për Bloomberg se ai ka një ekip prej 30 mjekësh dhe specialistësh të shëndetit rigjenerues që mbikëqyrin trajtimin e tij.

Përdorimi i plazmës si një teknikë kundër plakjes tërhoqi vëmendjen kur shkencëtarët bënë një eksperiment me minjtë.

Brejtësit e moshuar treguan përmirësime në funksionet njohëse, metabolizëm dhe strukturën e kockave, ndërsa kafshët eksperimentale më të reja treguan se dhurimi i shpeshtë i gjakut mund të ketë efekte pozitive

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy