Një grua, e cila bëri një transplant të mitrës nga nëna e saj, ka njoftuar se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë.
Kirsty Bryant, 30 vjeç, nga Coff’s Harbor në bregun verior të Uellsit të Ri Jugor, humbi mitrën e saj gjatë një histerektomie urgjente gjatë lindjes së fëmijës parë.
Kur u zgjua nga koma 48 orë më vonë, nëna pësoi një shok pasi i thanë se nuk do të lindte dot kurrë një fëmijë tjetër.
Por Kirsty Bryant u bë gruaja e parë në Australi që mori një transplant të mitrës.
30-vjeçarja iu nënshtrua një operacioni16-orësh në janar pasi mori mitrën të dhuruar nga nëna e saj, 54-vjeçarja Michelle Hayton.
Tashmë Bryant është shtatë javë shtatzënë.
“Është shumë surreale. Është një ndjenjë e mrekullueshme. Isha shumë e emocionuar kur e mora vesh. Është kaq e mrekullueshme që trupi im mund ta bëjë këtë dhe që mamaja ime ma ka dhënë këtë dhuratë. Mamaja është shumë e emocionuar. Ajo mezi pret të mirëpresë një nip në familje … ajo është mbi hënë”, ka thënë Kirsty Bryant.
Kjo jep shpresë te gratë, mirëpo Bryant do të monitorohet nga afër gjatë shtatzënisë së saj, e cila konsiderohet me rrezik të lartë. Fëmija vjen në fund të dhjetorit.