Opinionisti, Rrahman Paçarizi, vlerëson se zgjidhja përmes zgjedhjeve duket se ka qenë larg të qenit një mundësi për funksionalitet në veri pas daljes së serbëve nga institucionet, meqë, siç tha, qytetarët e asaj pjese i bojkotuan zgjedhjet
“Ata nuk i duan këto institucione që kanë dalë nga këto zgjedhje”, deklaroi Paçarizi në Rubikon të Klan Kosovës.
Tutje ai shtoi se veriu i Kosovës është pjesë e Kosovës dhe është punë që duhet ta ktyejmë ne.
“A mbërrin me punu ma shumë atje Serbia apo ne, pastaj është një garë që bëhet ndemjet Kosovës dhe Serbisë. Përpjekja e tyre është jo e ligjshme por legjitime po, përpjekja jonë është edhe e ligjshme edhe legjitime, ne nuk kemi mbërritur t’i bindim qytetarët serbë të veriut se ata duhet të jenë pjesë e Kosovës, por përkundrazi ata vazhdojnë t’i besojnë Serbisë – a frikësohen apo jo është një çështje tjetër pastaj”.
“Ne po themi se i kemi bërë këto komuna për të ofruar këto shërbime, çfarë shërbime do të ofrojmë? Një komunë mund të ofrojë shërbime për qytetarët që kanë nevojë për ato shërbime, ata nuk do të kenë nevojë për ato shërbime! A do të kenë nevojë për certifikata të lindjes? Jo, i marrin në zyrat paralele në Serbi. A kanë nevojë për letërnjoftime? Jo, sepse shteti i Kosovës i njeh letërnjoftimet e lëshuara nga strukturat paralele! A mund ta imponojmë ndërrimin e targave të makinave? Jo, u pa që jo! Pra cilat janë shërbimet që ne do t’i ofrojmë, dhe për kë?”, u shpreh Paçarizi!