Zgjedhjen e mbështetëses së Lëvizjes Vetëvendosje, Luljeta Aliut, si anëtare e Komisionit të Pavarur të Mediave, e ka dënuar edhe Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Ricardo Gutierrez. Ai e ka quajtur këtë përzgjedhje nga deputetët e Kuvendit si politike.
“Ky emërim politik vërtetë të jem përshtypjen se partia në pushtet po i shpërblen aktivitët e saj për përkrahjen e tyre, duke iu ofruar atyre një pozitë në një institucion publik që duhet të jetë i pavarur”, thuhet në reagimin e Sekretarit të EFJ-së.
Gutierrez thotë se përzgjedhja e Aliut shkel standardët e vendosura nga Këshilli i Evropës dhe se ai do ta denoncojë këtë rast në KiE dhe në organizatat që mbrojnë lirinë e medias.
“Jam i indinjuar nga ky emërim politik. Mund të llogarisni në mua për ta denoncuar atë te kolegët e mi dhe te partnerët tanë në Këshillin e Evropës. Ky emërim qartazi shkel standardet e vendosura nga Këshillin i Evropës në Rekomandimin e Komitetit të Ministrave për shtetet anëtarë mbi pavarësinë dhe funksionet e autoriteteve rregullatore në sektorin e transmetimit. Kosova po e shkel standardin e vet të rëndësishëm demokratik këtu. Ne do ta denoncojmë fuqishëm këtë”, thuhet në fund të reagimit.