A është LDK-ja e gatshme ta ndihmojë Kurtin për dialog ?

by informim

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, deklaroi se partia e tij është e gatshme ta ndihmojë Qeverinë, por kjo s’po ndodh pasi sipas tij, kryeministri Albin Kurti, s’po i takon partitë para takimeve me palën serbe.

Ai deklaroi në Konfrontin e KTV-së të enjten se partitë opozitare janë takuar me Kurtin në tri takime, por këto kanë ndodhur vetëm kur kanë mbaruar “takimet e rëndësishme në Bruksel”.

banner

“I kemi pasur tri takime. Kurti na ka ftuar kur janë përfunduar takimet e rëndësishme, ai të fton të tregojë çka ka ndodhur. Praktika ka qenë në situata të tilla, palët ftohen të diskutojnë çka po ndodh. A mund të të japin diçka më vete, në situatë te ne ka ndodhur pasi janë mbajtur takimet”, deklaroi Haziri.

Sipas zyrtarit të partisë opozitare, Kosova i ka dhënë shumë të drejta komunitetit serb, por ai tha se pushteti qendror, pjesëmarrja në administratë dhe pushteti lokal janë tri kryesoret.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy