Kapen me 12 kg heroinë në makinë, arrestohet 33-vjeçari shqiptar dhe partnerja e tij greke

by informim

Një 33 vjeçar shqiptar dhe partnerja e tij 27 vjeçare janë arrestuar nga policia greke në Selanik pasi janë kapur me 12.2 kg heroinë në makinën me të cilën qarkullonin.

Të dy akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të imtësishëm janë gjetur edhe 12.2 kg heroinë dhe 200 gramë kokainë e ndarë në 25 qese të ndryshme të fshehura në gomën rezervë të makinës.  

Gjithashtu u konfiksua një sasi e vogël kanabisi dhe një shumë eurosh të cilat dyshohen se kanë ardhur si rrjedhojë e aktivitetit Kriminal. Mediat greke bëjnë me dije se ndaj shqiptarit rëndon edhe akuza për veprën penale të grabitjes.

Të arrestuarit u dërguan në prokurorinë e Selanikut ku pritet t’u caktohen dënimet përkatëse.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy