Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se e sheh si të përkohshme daljen e përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës.
Ajo tha se nga ana e qeverisë, asnjëherë s’janë bërë përpjekje më të sinqerta për integrimin e komunitetit pakicë, por Lista Serbe në kuvend ka diskutuar vetëm për kërkesat e Beogradit.
“Unë e shoh jo vetëm të përkohshme por gradualisht do t’i humb edhe kuptimi në raport me atë se çfarë ka nevojë komuniteti serb”.
“Ne në kuvend sa ka qenë Lista Serbe, kur kanë diskutuar për çështje të përfaqësimit të serbëve, kanë qenë në kërkesa të cilat kanë vu në pah insistimin apo shtytjen që ata e kanë nga Beogradi”, është shprehur Kusari – Lila në Rubikon në Klan Kosova.
Tutje, ajo tha se edhe gjatë kohës sa ishte në opozitë, në Komisionin për Ekonomi për Ligjin e Trepçës, të gjitha komentet që ishin aso kohe prej Listës Serbe sipas Kusari – Lilës ishin në raport me aspiratat e Beogradit.
“Ndërsa, në periudhën tjetër kur është munduar të ketë çfarëdo normaliteti në komunikim me kolegë deputetë është vërejtur që s’ka pasur interesim të sinqertë”, tha Kusari – Lila