Konkursi është bërë i ditur nga vet ministri i MKRS-së, Hajrullah Çeku me anë të një njoftimi në rrjetin social
Ministri Çeku është shprehur se pas angazhimit të Komisionit të ekspertëve për hartim të detyrës projektuese, dhe pas miratimit të kushteve, kritereve dhe procedurave nga Qeveria e Kosovës, kemi shpallur konkursin për hartimin e Master Planit.
“Ky është ndër proceset dhe projektet më delikate të Republikës sonë, kemi punuar me hapa të sigurt, pa u ngutur, por edhe pa humbur kohë. Nuk do të kursejmë asgjë për të pasur një kompleks memorial të përmasave botërore, çfarë është edhe figura e Adem Jasharit. Një kompleks memorial që do të rrëfejë dinjitetshëm dhe me standard të arrirë artistik rezistencën e popullit dhe luftën për liri, pavarësi e bashkim”, ka thënë ai në postimin e tij
Konkursi është hapur sot dhe afati i fundit për dorëzim është 07.07.2023,/Informim.net
Për informata më të hollësishme rreth kritereve të aplikimit: https://e-prokurimi.rks-gov.net/…/DokumentPodaciFrm…

All reactions:
343Violeta Peshku, Kushtrim B Mehmeti dhe 341 të tjerë