Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka deklaruar se perëndimi ka rënë në grackën ruse për hetimin e “trafikimit të organeve nga shqiptarët”.
Sipas Musliut, me të njëjtën gënjeshtër edhe Rusia po përpiqet të akuzojë Ukrainën dhe Perëndimin.
“Perëndimi ra në grackën #ruse për hetimin e “trafikimit të organeve nga #shqiptarët”, në luftën për çlirimin e #Kosovës nga gjenocidi #serb, në vitin 1999. Tani, me të njëjtën gënjeshtër, #Kremlini po përpiqet për të akuzuar #Ukrainë dhe Perëndimin së bashku me të”, ka shkruar ai.
Nga ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë kanë thënë se fundmi se gjoja Ukraina mund të trafikojë organe. Ata madje kanë përmendur edhe ish-Jugosllavinë, duke aluduar në gënjeshtrat se “në Kosovë ka pasur trafikim të organeve”.
The West fell into the #Russian trap for investigating the "trafficking of organs by #Albanians", in the fight for the liberation of #Kosovo from the #Serbian genocide, in 1999. Now, with the same lie, the #Kremlin is trying to accuse #Ukraine and the West along with it. pic.twitter.com/bCLqE4lj3r
— Agim Musliu (@agim_musliu) May 25, 2023